KOMPONENTI 1


Në këtë Komponent, PZhRSh-ja do të mbështesë qeverinë qëndrore në përcaktimin, koordinimin dhe zbatimin e suksesshëm të kuadrit institucional dhe ligjor për Zhvillimin Rajonal.

Programi do të japë kontribut në krijimin e politikës së zhvillimit rajonal në Shqipëri duke qenë në përputhje me Strategjitë Kombëtare të Zhvillimit, në ve֛çanti me Strategjinë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim (SKZHI) dhe kërkesat për pranimin në BE. Në këtë linjë, mbështetja do t’i kushtohet strukturave të Qeverisë Qëndrore përgjegjëse për reformën e zhvillimit rajonal në Shqipëri në formulimin e politikës së zhvillimit rajonal në përputhje me politikat kombëtare të zhvillimit dhe praktikën më të mirë të BE-së. Parashikohet një në rritje e ndërgjegjësimit ndërmjet drejtuesve kryesorë të qeverisë dhe palëve të tjera të përfshira në politikën e zhvillimit rajonal, për të siguruar një formulim dhe zbatim efikas të politikës në përputhje me politikat dhe konceptet standarde të zhvillimit rajonal të BE-s.

Gjatë këtij Komponenti, PZHRSH do të përqëndrohet në rishikimin e kuadrit ligjor për Zhvillimin Rajonal, me krijimin e propozimeve specifike për një kuadër politike për Zhvillimin Rajonal në Shqipëri duke përfshirë parimet rregulluese :

  • vazhdimësia (propozimet janë në përputhje me përpjekjet e vazhdueshme të reformës)
  • efikasiteti dhe rendimenti (arritja e rezultateve maksimale të zhvillimity me një kosto minimale) dhe  partneriteti (dhënia e një roli të konsiderueshëm administratave rajonale dhe lokale si edhe palëve të interesuara jo-qeveritare dhe qytetarëve).

Në përmbyllje të këtij Komponenti, pritet, që të miratohet një ligj i ri për zhvillimin rajonal dhe gjithashtu të pasurohet me legjislacionin në vazhdim, programet dhe masat e mëtejshme rregulluese  të zhvillimit rajonal në Shqipëri. Programi gjithashtu do të japë kontributin në krijimin dhe konsolidimin e një modeli të ri financiar që mbulon planifikimin, menaxhimin dhe kontrollin e financimit të zhvillimit rajonal në Shqipëri dhe parashikimin për burimet dhe instrumentet e nevojshme për zhvillimin rajonal. Një qasje e tillë do të promovojë hartimin e një Programi Operacional për financimin e zhvillimit në katër rajonet e përcaktuara.

Zbatimi i këtij Komponenti do të ndjekë një qasje nga poshtë-lartë, duke nisur me themelimin dhe përcaktimin e parimeve të Politikës Rajonale dhe që shtrihet në zhvillimin e politikës institucionale e cila merret me mekanizmat institucionalë dhe sektorialë të zbatimit të politikave të ZHR. Kështu, ky përbërës do t’i përkushtohet aplikimit të politikës duke u fokusuar në kuadrin rregullator dhe legjislacionin pasues si edhe në procesin e programimit nga strukturat lokale.