Komponenti 2


PZhRSh do të mbështesë strukturat e sapongritura të Zhvillimit Rajonal, kështu që ata të bëjnë një përdorim efikas dhe strategjik të fondeve në rritje për zhvillimin e rajoneve përmes një qasjeje partneriteti

Në këtë proces ekipi i PZhRSh-së do të bashkëpunojë ngushtësisht me strukturat lokale në hartimin dhe finalizimn e Programeve Operacionale. Si rrjedhojë, do të ngrihet një mekanizëm planifikimi dhe programimi koherent dhe i mirëstrukturuar për secilin Rajon dhe konturimi i një Programi Kombëtar për Zhvillimin Rajonal. Gjatë këtij Komponenti, do të zhvillohet Kuadri Kombëtar për Zhvillimin Rajonal (KKZhR), i cili përfaqëson një kuadër ndërsektorial, pjesë e Strategjisë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim, duke lidhur një gamë të institucioneve të qeverisjes qëndrore me aktorët social-ekonomikë dhe institucionet anembanë vendit.

Gjatw këtij procesi do të vlerësohen objektiva të ndryshwm, si zhvillimi ekonomik i qëndrueshëm i Rajoneve, zvogëlimi i pabarazive duke promovuar zhvillimin e zonave e pazhvilluara; reduktimi i tendencave negative demografike apo përdorimi efikas i burimeve natyrore dhe të mirave materiale. Për të arritur këtë rezultat, duhet të aplikohen parimet e partneritetit, veçanërisht në procesin e përgatitjes së KKZhR-së, duke përfshirë komunitetet dhe akorët lokale në përgatitjen e dokumenteve kryesore strategjikë. Në këtë kuadër, shoqëria civile, sektori privat dhe njësitë e qeverisjes qëndrore do të luajnë një rol të rëndësishëm duke u integruar në zhvillimn e Programeve Operacionale, të përfshira në bordet e Agjencive të Zhvillimit Rajonal dhe të angazhuar në projektet e Zhvillimit Rajonal. Për këtë qëllim, janë duke u zhvilluar mekanizmat e partneritetit të tilla si “bordet e partneritetit” në nivel kombëtar dhe gjithashtu në secilën Zonë të Menaxhimit Rajonal, duke përfshirë të gjithë palët dhe grupet e interesit.

Ndërhyrjet e planifikuara në këtë kuadër do të synojnë të forcojnë sistemin e themeluar institucional të Agjencive të Zhvillimit Rajonal në vitet e tyre të para të aktivitetit. Kjo do të arrihet nga zbatimi i një plani të ndërtimit të kapaciteteve për AZhR-të dhe gjithashtu do të ofrojë mbështetje për strukturat qeverisëse dhe të lidhura me Agjencitë e Zhvillimit Rajonal. Trajnimet e parashikuar do të fokusohet në menaxhimin e Planifikimit, Programimit dhe Zbatimit për ZHR si edhe në menaxhimin e skemës së granteve.