Ngritje kapacitetesh për Bashkitë në kuadër të Skemës së Granteve në mbështetje të zonave të prekura nga tërmeti

Ngritje kapacitetesh për Bashkitë në kuadër të Skemës së Granteve në mbështetje të zonave të prekura nga tërmeti

Gjatë Dhjetorit 2020, Skuadra e RDPA-së në bashkëpunim me FSHZH, në kuadër të Skemës së Granteve në mbështetje të zonave të prekura nga tërmeti, organizoi dy trajnime për 7 Bashkitë fituese: Kruja, Kavaja, Rrogozhina, Mirdita, Kamza, Lezha and Tirana

Trajnimet kishin si qëllim forcimin e kapaciteteve të stafit të Bashkive në menaxhimin e kontratave të grantit, zbatimin e suksesshëm të projekteve dhe zbatimin e saktë të procedurave të prokurimit. Trajnimet u mbajtën nga ekspertë kombëtarë dhe ndërkombëtarë, duke siguruar kështu eksperiencën e konsoliduar dhe ndarjen e praktikave të mira, shoqëruar me module të hartuara specifikisht për pjesëmarrësit.

Trajnimet u organizuan online dhe u rregjistruan në mënyrë që të mund të dokumentoheshin dhe shpërndaheshin me pjesëmarrësit.

Gjatë vitit 2021 janë parashikuar një sërë trajnimesh të tjerë mbi raportimin, monitorimin, vizibilitetin dhe komunikimin për të siguruar ngritjen e kapaciteteve për të gjithë ciklin e menaxhimit të projekteve.

Skuadra e RDPA-së në bashkëpunim me FSHZH ka për qëllim mbështetjen e Bashkive në identifikimin/përgatitjen dhe menaxhimin e projekteve me fokus zhvillimin rajonal, duke përforcuar konkurrueshmërinë e tyre në aksesin e fondeve.