Trajnim mbi “Ciklin e Menaxhimit të Granteve”

Trajnim mbi “Ciklin e Menaxhimit të Granteve”

14 - 15 December 2017

Në procesin e ngritjes së kapaciteteve për Agjencitë e Zhvillimit Rajonal, PZhRSh organizoi një trajnim 2-ditor mbi “Ciklin e Menaxhimit të Granteve”.

Qëllimi i këtij seminari ishte të diskutoheshin grantet si një instrument në kontekstin e Politikës së Kohezionit të BE-s dhe procesit të para-aderimit në BE, duke prezantuar kuadrin ligjor, terminologjinë, funksionet (proceset) dhe procedurën përkatëse. Pjesëmarrësit nga Agjencitë e Zhvillimit Rajonal patën mundësi të mësonin rreth përgatitjes dhe menaxhimit të skemave të grantit në Shqipëri, duke përfshirë një rast studimor nga praktikat e suksesshme ndërkombëtare.

Një fokus të veçantë gjatë takimit iu dha skemës së grantit pilot të PZhRSh-së, duke u ndalur tek elementet e saj kryesorë, hapave që do të ndiqen, dokumenteve kryesore dhe çështjeve të ndryshme për diskutim. Perspektiva, roli dhe funksionet e Agjencive të Zhvillimit Rajonal në zbatimin e skemës së parashikuar të grantit pilot të PZHRSH-së ishte një tjetër tematikë që u ekzaminua nga  pjesmarrësit.

Përfaqësuesit e Agjencive të Zhvillimit Rajonal të Shkodrës, Vlorës, Korçës dhe Tiranës morën përgjigje dhe u aktivizuan në ushtrimet dhe diskutimet e ideve duke ndarë opinionet e tyre mbi cështjet e ndryshme të debatuara gjatë seminarit