Udhëzuesi PRAG-Trajnim i Trajnerëve (ToT)

Programi për Zhvillimin Rajonal (PZHRSH) në bashkëpunim me Shkollën Shqiptare të Administratës Publike (ASPA), do të organizojnë pesë trajnime mbi Udhëzuesin Praktik për procedurat e prokurimit, dhënies së granteve dhe kontratave për veprimet e jashtme të Bashkimit Evropian (PRAG).

Një sesion trajnimi i thelluar (4 ditë), i quajtur Trajnimi i Trajnerëve (ToT), u zhvillua në datat 23-24-25-26 Maj 2022 me pjesëmarrjen e një stafi profesional shumë të kualifikuar përfaqësues të ASPA, staf i nivelit të lartë të FSHZH-së, përfaqësues nga OSFA si dhe profesionistëve të ministrive të linjës.

Për më tepër, trajnimi kishte në fokus:

• Përmbledhje e PRAG – duke përfshirë e-PRAG / PRAG dhe të gjitha anekset kontraktuale të cilat janë në dispozicion për konsultim dhe shkarkim.

• Elementet kryesore të menaxhimit të fondeve të BE-së.

• Mënyrat e ndryshme të menaxhimit.

• Procedurat bazë të prokurimit, tenderit, kontratave që zbatohen për veprimet e jashtme të BE-së për lloje të ndryshme kontratash: Shërbimi, Furnizimi, Punimet dhe Grantet.

• Si të përdorni PRAG / e-PRAG dhe anekset e tij.

• Si të hartoni Termat e Referencës (ToR).

4 trajnime të përgjithshme 2 ditore për të njëjtat tema do të zhvillohen për stafin e Bashkive të Shqipërisë. Këto trajnime do të kryhen në ditët në vijim në secilin prej 4 rajoneve, përkatësisht Tiranë, Korçë, Shkodër, Vlorë.