Anila BEJKO GJIKA

Anila BEJKO GJIKA

Anila Bejko (Gjika) mban pozicionin e Ekspertes Kyçe për Zhvillimin Rajonal dhe Ngritjen e Kapaciteteve dhe zëvendës Drejtuese e Skuadrës së Projektit. Znj. Bejko është eksperte në Qeverisjen Territoriale dhe Financat Publike, me rreth 20 vite përvojë në Qeverisje, Financa Publike dhe Menaxhim Urban. Ajo është një kandidate PhD në Politikat e Zhvillimit Urban dhe mban Master Shkencor në Strehim dhe Zhvillim Toke  dhe gjithashtu një Master të Nivelit të Dytë në Administrim Biznesi.

Gjatë kësaj periudhe ajo ka këshilluar Qeverinë Shqiptare mbi Reformën Territoriale Administrative, Rajonalizimin, Decentralizmin dhe çështjet Fiskale të Decentralizimit, praktikat e Menaxhimit të Financave të Bashkive etj. Prej 2011 ajo punon si Eksperte Qeverisje dhe Financash Lokale në Programin e Partneritetit Urban në Europën Juglindore të financuar nga Banka Botërore. Znj. Bejko ka punuar si menaxhere projekti me projekte të ndryshme të financuara nga donator – USAID, ËB, SDC, ADA, UNDP, etj. duke mbështetur zyrtarët qeveritarë në nivel qëndror dhe lokal, përmes pjesëmarrjes dhe trajnimeve për përgatitjen e studimeve të fizibilitetit, planet e investimeve të kapitalit, planet strategjike të zhvillimit, planet territoriale dhe urbane, programet buxhetore afatmesme, etj. Ajo ka një përvojë të gjerë me Partneritetet Publike Private, Menaxhimin e Tokës, Zhvillimin dhe Rehabilitimin e Tokës dhe Kontrollin e Kostove të projekteve.

Znj. Bejko është autore e një sërë dokumentesh kërkimore dhe politike mbi qeverisjen, decentralizimin fiskal, instrumentet e menaxhimit të tokës, taksën mbi pronën, taksën mbi biznesin e vogël, etj. dhe autorja kryesore e një serie kurrikulash trajnimi për zyrtarët e qeverisjes lokale: (i) Buxhetimi Afatmesëm në nivelin e qeverisjes lokale; (ii) Realizimi dhe Vlerësimi i Buxhetit Vjetor në nivelin lokal të qeverisjes; (iii) Planifikimi Strategjik me Buxhet Afatmesëm në nivelin lokal të qeverisjen, etj (2011-2016); Ajo është projektuese e platformës ëëë.financatvendore.al, një platform për të ndarë dhe interpretuar financat e qeverisjes lokale dhe produktet/raportet përkatëse mbi decentralizimin fiscal dhe treguesit e tjerë të menaxhimit financiar lokal të mundësuara përmes platformës.

Aktualisht, znj. Bejko jep leksione mbi Qeverisjen dhe financat lokale në Universitetin Polis dhe është Drejtuese e Njësisë së Qeverisjes Lokale dhe Rajonale në Co-PLAN.