KOMPONENTI 1


RDPA IV përmes komponentit 1 mbështet avancimin e reformës së zhvillimit rajonal bazuar në kontekstin institucional tashmë të konsoliduar gjatë fazës së tretë të programit.

Në këtë drejtim, komponenti 1 i programit adreson specifikisht zbatimin e suksesshëm të Planit Kombëtar të Zhvillimit Rajonal përmes avancimit të ciklit të planifikimit dhe planifikimit të zhvillimit rajonal, në nivel kombëtar dhe rajonal, si dhe finalizimin e plotë të kornizës ligjore që përfaqëson bazën për ngritjen e të gjitha institucioneve të nevojshme për zhvillimin rajonal.

Për më tepër, bazuar në rezultatet dhe pritshmëritë aktuale, më shumë përpjekje do të përqendrohen në rritjen e kapaciteteve institucionale të Institucioneve Kombëtare dhe Njësive Rajonale, për të siguruar një menaxhim të qëndrueshëm të Politikës së RD, si dhe për të përdorur procesin e planifikimit tashmë të filnalizuar në zbatimin e Programit Operacional. Objektivat e lartpërmendur do të realizohen me sukses në fazën IV të Programit, duke supozuar se korniza e plotë ligjore dhe institucionale do të jetë e miratuar dhe do të shërbejë si bazë për zbatimin me sukses të reformës.

Në këtë kontekst, gjatë fazës së katërt të Programit, hartimi dhe zbatimi i Planit Kombëtar për Zhvillimin Rajonal kërkon përpjekje thelbësore për sa i përket koordinimit në disa nivele. Koordinimi i përgjithshëm i procesit të koordinimit  të hartimit dhe zbatimit të NPRD-së i është besuar Zyrës së Zëvendëskryeministrit, i cili është organi kompetent për koordinimin e Politikës së Zhvillimit Rajonal në Shqipëri. Në detyrën e tij të përgjithshme të koordinimit, Zëvendëskryeministri do të bashkëpunojë ngushtë me Fondin Shqiptar të Zhvillimit (FSHZH), të cilit i është besuar zbatimi i masave të Politikës së Zhvillimit Rajonal në Shqipëri dhe kryerja e rolit të sekretariatit të Komitetit Kombëtar të Zhvillimit Rajonal (KKZHR).

Komiteti Kombëtar për Zhvillimin Rajonal (KKZHR) është parashikuar në projektligjin për zhvillimin rajonal me qëllim kryerjen e rolit të mbikëqyrjes së situatës në fushën e zhvillimit rajonal dhe propozimin e masave për promovimin e zhvillimit rajonal në Shqipëri. Si i tillë KKZHR është një organ i rëndësishëm kombëtar konsultativ që do të shprehë mendimin e tij lidhur me propozimet që synojnë një politikë të re të zhvillimit rajonal në Shqipëri.

Për më tëpër, në nivel rajonal, në secilin prej Rajoneve, është parashikuar ngritja e një Bordi për Zhvillimin Rajonal (RDB) me qëllim konsultimin dhe promovimin e objektivave të zhvillimit rajonal si dhe zbatimin e tyre në territorin e rajoneve përkatëse. RDB është një organ partneriteti në të cilin përfaqësuesit e qeverive lokale dhe partnerët socio-ekonomikë (sektori privat, OJQ-të dhe grupet e tjera shoqërore) japin idetë dhe mendimet e tyre për aspektet përkatëse të politikës së zhvillimit rajonal të qeverisë kombëtare dhe rajonale.

RDPA do të sigurojë mbështetje të plotë për krijimin e institucioneve të lartpërmendura të cilat konsiderohen si organe kryesore të partneritetit për realizimin e një reforme të suksesshme, duke përfshirë të gjithë aktorët përkatës dhe koordinimin e përpjekjeve në nivel kombëtar dhe lokal. Komponenti 1 do të realizohet duke siguruar të gjitha proceset e konsultimit të nevojshme për finalizimin e kornizës ligjore dhe institucionale. Dialogu dhe bashkëpunimi ndërinstitucional janë dy elementë kryesorë që udhëheqin strategjinë e përgatitjes së politikës së RD dhe zbatimin e saj në nivelin qendror dhe lokal.