Komponenti 2


Në këtë komponent PZHRSH do të mbështesë FSHZH-në dhe institucione të tjëra kompetente të rrisin kapacitetet në lidhje me zbatimin e qasjes së integruar territoriale ndaj zhvillimit rajonal, qasje e bazuar ne programim  dhe integrim të instrumentave apo strategjive të ndryshme që bashkarisht synojnë zhvillimin e territorit.

Qasja e integruar territoriale ndaj zhvillimit po zëvendëson gjithnjë e më shumë qasjet tradicionale sektoriale me programim, si në ekonomitë e përparuara ashtu edhe në vendet në zhvillim. Kjo qasje programimi kombinon në një mënyrë të integruar instrumentet e ndryshme, strategjitë sektoriale dhe investimet që përqendrohen në territoret e synuara. Veprimet bazuar në këtë qasje kanë për qëllim të forcojnë reciprokisht njëri-tjetrin, pra rrisin legjitimitetin e strukturave të qeverisjes në të gjitha nivelet, dhe sigurojnë mundësi për një zhvillim gjithëpërfshirës të territorit, ​​të përforcuar nga shoqëria civile dhe sektori privat, si dhe nga kontributi aktiv nga gratë dhe të rinjtë. Sipas kësaj qasjeje, kërkohet veprime plotësuese dhe të mirë koordinuara në nivel kombëtar dhe lokal janë të nevojshme për të ndihmuar në realizimin objektivave të sipërpërmendur. Prandaj, qasja ndaj zhvillimit të integruar të territorit nuk udhëhiqet ekskluzivisht as nga institucionet qendrore dhe as nga institucionet vendore.

Drejtuesit kryesorë të zhvillimit të integruar të territorit janë: 1) Kombinimi i investimeve që lehtësojnë zhvillimin socio-ekonomik, ndërkohë që zvogëlojnë pabarazitë dhe promovojnë një qasje zhvillimore për zgjidhje të qëndrueshme; 2) Balancimi i adresimit të nevojave gjeografike me rritjen e vazhdueshme të kapaciteteve institucionale, të hartuar në një mënyrë për të forcuar marrëdhëniet midis të gjitha niveleve të qeverisjes.

Në këtë kontekst PZHRSH do të mbështesë institucionet kompetente për zhvillimin rajonal në zbatimin e qasjes së integruar territoriale duke finalizuar dhe përdorur gjerësisht dokumentat e planifikimit dhe programimit të konsultuar me palët e interesuara. Aplikimi i parimit të partnershipit do të reflektohet në të gjitha aktivitetet si dhe do të jetë pjesë thelbësore e procesit të përdorimit me efektivitet të fondeve të adresuara për zhvillimin Rajonal.