Komponenti 3


Në këtë komponent PZHRSH do të përqendrohet në përmirësimin e kushteve socio-ekonomike për qytetarët shqiptarë përmes zbatimit të projekteve të zhvillimit rajonal, duke reflektuar nevojat dhe përparësitë rajonale.

Në kuadër të fazës së katërt të Programit të Zhvillimit Rajonal në Shqipëri është parashikuar hartimi dhe zbatimi i dy skema grantesh bazuar në kornizën strategjike, institucionale dhe operacionale për zhvillimin rajonal që po zhvillohet më tej paralelisht nga autoritetet shqiptare me mbështetjen e programit.

Këto skema e grantesh kontribuojnë në procesin e integrimit në BE të Shqipërisë pasi hartimi dhe rregullat e tyre janë në përputhje me Rregulloret dhe udhëzimet përkatëse të BE-së në lidhje me ndihmën para-pranimit në BE dhe Fondet Strukturore dhe Investuese Evropiane. Dy grupet e mësipërme të rregulloreve dhe procedurave bazohen në Rregulloren Financiare të BE-së që harton kornizën për një menaxhim të shëndoshë financiar dhe kontrollin e shpenzimeve të fondeve të BE-së si në shtetet anëtare të BE-së ashtu edhe në vendet e pranimit. Parimet kryesore themelore janë transparenca, menaxhimi i shëndoshë financiar dhe përgjegjshmëria.

Mekanizmi i fondit të granteve parashikon që Fondi Shqiptar i Zhvillimit, në cilësinë e institucionit të mandatuar, të ushtrojë funksione specifike në menaxhimin e granteve duke konsoliduar kështu edhe kapacitetet e tij administrative dhe ekspertizën në menaxhimin e granteve, nga identifikimi dhe përzgjedhja e projekteve, deri te mbikëqyrja dhe financimi i zbatimit të skemës së granteve. Skemat e Granteve të parashikuara në fazën e katërt të projektit do të zbatohen përmes Thirrjeve konkurruese për Propozime dhe kanë si përfitues Bashkitë e vendit.

Në lidhje me përmbajtjen e skemave të granteve që do të zbatohen në fazën 4 të PZHRSH-së, dy skema grantesh do të inicohen për të synuar sa vijon:

Skemë Grantesh në mbështetje të zonave të prekura nga tërmeti: Kjo skemë e grantesh do të ketë një strukturë të përmirësuar bazuar në mësimet e marra nga skema e mëparshme pilote e granteve. Skema në fjalë është përshtatur ne nevojat imediate të vendit duke vlerësuar situatën e pas tërmetit të Nentorit 2019. Skema në mbështetje të zonave të prekura nga tërmeti targeton 11 Bashki dhe do të mbështesë përmirësimin, rikualifikimin, apo rikonstruktimin e infrastrukturave lokale në fusha të ndryshme: Ekonomi, turizëm, edukim, transport etj. Skema me një fond prej 2,000,000 euro pritet të publikohet në Korrik 2020 nëpërmjet një thirrje konkurruese për propozime.

Mbështetje për Projekte Rajonale Zhvillimi: Propozohet që një skemë grantesh bazuar në përzgjedhjen konkurruese të propozimeve të projekteve, të dedikohet për të mbështetur përgatitjen e studimeve të para-fizibilitetit dhe / ose studimit të fizibilitetit për infrastrukturën e nivelit rajonal dhe bashkiak.