Miratohet ‘Ligji për Zhvillimin Rajonal dhe Kohezionin’ në Kuvendin e Shqipërisë

Miratohet ‘Ligji për Zhvillimin Rajonal dhe Kohezionin’ në Kuvendin e Shqipërisë

Kuvendi i Shqipërisë, në seancën plenare të datës 29 Korrik 2020, nën drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, Z. Gramoz Ruçi, ndër të tjera, shqyrtoi dhe miratoi projektligjin ‘Për Zhvillimin Rajonal dhe Kohezionin’.

Ky projektligj i hartuar nga Zyra e Zëvendëskryeministrit (ZvKM) dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH), me mbështetjen e Programit të Qeverive Zviceriane dhe Austriake për Zhvillimin Rajonal në Shqipëri (PZHRSH), nëpërmjet politikës së zhvillimit rajonal ka për synim:

a. zhvillimin e qëndrueshëm, të ekuilibruar shoqëror dhe ekonomik, si dhe kohezionin territorial, në territorin e Republikës së Shqipërisë;

b. reduktimin e pabarazive, ndërmjet dhe brenda rajoneve të zhvillimit, dhe përmirësimin i cilësisë së jetës për të gjithë qytetarët;

c. rritjen e konkurrueshmërisë së rajoneve të zhvillimit, përmes forcimit të kapaciteteve të tyre inovative, përdorimit maksimal dhe vlerësimit të burimeve natyrore, burimeve njerëzore dhe veçorive ekonomike;

d. ruajtjen dhe forcimin e identitetit specifik të rajonit të zhvillimit;

e. mbështetjen e bashkëpunimit ndërvendor, ndërrajonal dhe ndërkufitar të njësive të vetëqeverisjes vendore, për zhvillimin social dhe ekonomik të rajoneve të zhvillimit.

Në përfundim të diskutimeve, seanca plenare e miratoi projektligjin me 81 vota pro, 9 kundër dhe 3 abstenim.

Për tu njohur më tej me ligjin klikoni në:

http://www.parlament.al/Files/Akte/20200804111137ligj%20nr.%20102,%20dt.%2029.7.2020.pdf