Programimi i Zhvillimit Rajonal – Seminare me AZhR-të

Programimi i Zhvillimit Rajonal – Seminare me AZhR-të

Tetor - Nentor 2017

Si të “programojmë” për Zhvillimin Rajonal ishte në qendër të një serie seminaresh trajnues me Agjencitë e Zhvillimit Rajonal dhe ekspertët e zhvillimit rajonal. 

Seminari i parë u zhvillua në Tiranë më 26 Tetor 2018 me ekipet nga AZhR 2 në Tiranë dhe AZhR 4 në Vlorë. Seminarët e dytë dhe të tretë u mbajtën respektivisht në 2 Nëntor dhe 8 Nëntor me pjesëmarrës nga AZhR 3 në Korçë dhe AZhR 1 në Shkodër. Përfaqësuesit nga të katër rajonet, u informuan dhe u njohën me qasjen e PZhRSh-së, duke theksuar aspektet e rëndësishme që lidhen me procesin e programimit, mekanizmat për mbështetjen ndaj AZhR-ve dhe skemën e Grantit Pilot që po afron.

Gjatë këtyre seminareve, Anila Gjika, eksperte e PZhRSh-së, prezantoi pjesmarrësit me  objektivat e Programit, duke theksuar tre drejtimet kryesore:

  1. Mbështetja ndaj qeverisë qëndrore në përcaktimin dhe zbatimin e kuadrit ligjor dhe institucional për Zhvillimin Rajonal duke u fokusuar në kuadrin ligjor, reformën e Fondit të Zhvillimit Rajonal dhe kuadrin institucional.
  2. Mbështetja e institucioneve të reja të zhvillimit rajonal për të përdorur fondet në mënyrë efikase përmes qasjes së partneritetit duke u përqëndruar në ngritjen e institucioneve, programit rajonal dhe trajnimeve.
  3. Përmirësimi i kushteve socio-ekonomike të qytetarëve Shqiptarë nëpërmjet mekanizmit të Grantit: propozimi dhe zbatimi i projektit.

Gjatë diskutimeve me përfaqësuesit e AZhR-ve u prezantua edhe ‘qasja e partneritetit’ e cila do të jetë në themelet e Politikës së Zhvillimit Rajonal dhe që pasqyrohet në procesin e mbështetjes ndaj AZhR-ve përmes ngritjes së Grupeve të Punës së Zhvillimit Rajonal dhe Ekipeve të Punës së Zhvillimit Rajonal. Përveç kësaj, në secilën prej Zonave të Zhvillimit Rajonal, Komitetet Rajonale të Monitorimit do të ngrihen duke aplikuar parimet e partneritetit në dy nivele;

  • Partnerët Horizontalë: autoritetet kompetente rajonale, lokale dhe urbane si edhe të tjera dhe
  • Partnerët Vertikalë: partnerët ekonomikë dhe socialë, OJQ-të, arsimor dhe kërkimore: shoqëritë e biznesit etj.

Gjatë këtyre proceseve, janë parashikuar konsultime publike dhe pjesëmarrje e aktorëve/grupeve të interesuar për të identifikuar dhe adresuar nevojat dhe prioritetet lokale. Seminaret trajnues ishin një mundësi për të gjithë pjesëmarrësit që të merrnin informacion të rëndësishëm rreth PZhRSh-në, hapat e ardhshëm si dhe për të diskutuar me ekspertët çështjet dhe sfidat kryesore të lidhura me Programit dhe politikat e zhvillimit rajonal.