Vizitë Studimore në Rumani: Sukseset dhe sfidat e Zhvillimit Rajonal

Vizitë Studimore në Rumani: Sukseset dhe sfidat e Zhvillimit Rajonal

17 Tetor 2017

Gjatë 7- 14 Tetor 2017, një delegacion i Programit të Zhvillimit Rajonal në Shqipëri  zhvilloi një vizitë studimore në Rumani me synimin për të mësuar nga një prej praktikave më të mirë të Shteteve Anëtare të BE-s në lidhje me zhvillimin rajonal.

Delegacioni Shqiptar drejtohej nga Drejtuesi i Ekipit të PZhRSh-së, Carl Heller, i shoqëruar nga Drejtorët e Përgjithshëm të AZhR-ve dhe përfaqësues nga Qeveria e Shqipërisë përgjegjës për zhvillimin rajonal, dhe përfaqësues nga PZhRSh.

Gjatë vizitës në Rumani, delegacioni i PZhRSh-së pati mundësinë të diskutonte dhe të njihej me disa prej institucioneve përgjegjëse për hartimin e politikave, strategjike dhe planeve operacionale mbi zhvillimin rajonal të tilla si Ministria për Zhvillimin Rajonal, Administratën Publike dhe Fondet e BE-s; Agjencitë për Zhvillimin Rajonal në Rumani etj. Në fokusin e vizitës ishte ndarja e përvojave të AZhR-ve në përfshirjen e të gjithë aktorëve të zhvillimit rajonal, përmes funksionimin të bordeve të bashkëpunimit në procesin e programimit dhe aplikimit për grantet.

Si të absorboni dhe të menaxhoni fondet e BE dhe mundësia e financimit përmes Programit të Zhvillimit Rajonal u diskutua me përfituesit direkt si Bashkia e Zalaut, Bashkia e Sibiu, këshillat lokalë etj. Turi Studimor në Rumani ishte gjithashtu një mundësi për të diskutuar konkretisht dhe ndarë pikëpamjet me kolegët dhe aktorëve kryesorë të zhvillimit rajonal sa i përket roleve, përgjegjësive, organizimit dhe funksioneve të AZhR-ve dhe institucioneve të përfshira në zhvillimin rajonal.

Turi nisi me prezantimin dhe diskutimin e Znj. Aura Raducu, ish-anëtare e Delegacionit të BE-s përgjegjëse për zhvillimin rajonal, Ministre e Fondeve Europiane në Rumani, e cila ndau me vizitorët disa aspekte historike të Zhvillimit Rajonal në Rumani duke nënvizuar arritjet kryesore. Takimi pasardhës u mbajt në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, Administratës Publike dhe Fondeve të BE-së – me Sekretaren e Shtetit, Mihaela Toader.

Gjatë vizitës u prezantuan disa nga politikat kyçe të zhvillimit rajonal dhe kuadri ligjor / institucional për zhvillimin rajonal në Rumani. Në prezantimet e mbajtura u ndanë me homologët shqiptarë, shembuj konkrete të programeve të zhvillimit Rajonal, evoluimi dhe arritjet e tyre.

Vizita Studimore më tej iu drejtua Rajoneve Lokalë, ku në Agjencinë e Zhvillimit Rajonal “Centru” (RDAC), delegacioni Shqiptar u njoh me shembujt dhe shkëmbimin e përvojës së mirë mbi proceset rreth zbatimit të fondeve Europiane. Projektet kyçe të financuara në kuadrin e PZHR në Rumani si “Rehabilitimi i qendrës historike të Alba Iulia-s”, Rehabilitimi i Qendrës Historike, Drejtimi Lindor, Drejtimi Jugor, Drejtimi Verior i Fortifikimit Vauban” dhe “Restaurimi dhe aksesi në anën perëndimore të kalasë Alba Carolina, fortesës Vauban, bashkisë së Alba Julia-s” iu prezantuan pjesëmarrësve duke u fokusuar në mundësitë e zhvillimit për rajonin dhe ndikimin në komunitetet lokale.

Në kuadrin e PZHRSH (III), të tjera Vizita Studimore do të mbahen me përgjegjës për zhvillimin rajonal në vend për të ofruar udhëzime, shembuj real dhe histori suksesi të Politikave të Zhvillimit Rajonal në Ballkan dhe Europë.