Projektligji per Zhvillimin Rajonal dhe Kohezionin miratohet në Komisionin Parlamentar për Integrimin Europian

Projektligji per Zhvillimin Rajonal dhe Kohezionin miratohet në Komisionin Parlamentar për Integrimin Europian

Komisioni për Integrimin Europian, në drejtimin e kryetares znj. Rudina Hajdari në mbledhjen virtuale të datës 22 Korrik shqyrtoi dhe miratoi dy projektligjin “Për zhvillimin rajonal dhe kohezionin”, i hartuar nga Zyra e Zëvendëskryeministrit dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH) me mbështetjen e Programit të Qeverive Zviceriane dhe Austriake për Zhvillimin Rajonal në Shqipëri.

Të ftuar në këtë mbledhje ishin: z. Erion Braçe, Zëvendëskryeministër, z. Blendi Klosi, ministër i Turizmit dhe Mjedisit, z. Dritan Agolli, Drejtori Ekzekutiv i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, si dhe z. Adrian Kamenica, Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit.

Gjatë diskutimeve, Z. Braçe u shpreh se “Ky projektligj i paraqitur nga qeveria shqiptare, mjaft i rëndësishëm, është hartuar nga zyra e Zëvendëskryeministrit dhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit, me shtrirje shumë të gjerë, investimesh zhvilluese në territorin e Republikës së Shqipërisë me ndihmën e qeverive austriake dhe zviceriane, të cilat kanë asistuar në mënyrë të qëndrueshme qeverinë shqiptare për të çuar deri në fund reformën administrative territoriale. Kjo do të shërbejë në zhvillimet rajonale dhe shfrytëzimin e hapsirave tona natyrore, për të luftuar pabarazitë e mëdha, në mënyrë që të zhvillohen të gjitha rajonet në territorin tonë”,

Pas diskutimeve, komisioni miratoi në parim dhe në tërësi projekligjin në fjalë.