Komisioni Parlamentar për Ekonominë dhe Financat miraton projektligjin ‘Për Zhvillimin Rajonal dhe Kohezionin

Komisioni Parlamentar për Ekonominë dhe Financat miraton projektligjin ‘Për Zhvillimin Rajonal dhe Kohezionin

Komisioni për Ekonominë dhe Financat, në drejtimin e kryetares, znj. Milva Ekonomi, miratoi në mbledhjen e sotme virtuale projektligjin “Për zhvillimin rajonal dhe kohezionin” i hartuar nga Zyra e Zëvendëskryeministrit dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit/ Albanian Development Fund me mbështetjen e Programit të Qeverive Zviceriane dhe Austriake për Zhvillimin Rajonal në Shqipëri, PZHRSH.

ZvKryeministri Z. Erion Braçe, gjatë prezantimit të projektligjit për komisionin, theksoi se projektligji shpreh angazhimin e qeverisë për të çuar përpara politikën për zhvillimin rajonal në Shqipëri, dhe në mbështetje të saj ndërton instrumente të rëndësishme që t’u japë mundësi aktorëve të ndryshëm, që administrojnë para publike ose pasuri natyrore, që të përfitojnë nga këto instrumente zhvillimi me fokus të veçantë në zonat ku zhvillimi ka qenë më larg pritshmërive, më i pabarabartë dhe më joproporcional.

Projektligji, sipas zëvendëskryeministrit, transpozon disa prej parimeve të paraqitura në strategjinë e Bashkimit Evropian për politikën e zhvillimit rajonal dhe kohezionit social, 2020-2027, si edhe e vendos fokusin në drejtim të krijimit të vendeve të reja dhe të qëndrueshme të punës, të diversifikimit ekonomik duke përdorur burimet qendrore dhe lokale në funksion të zhvillimit të rajoneve në çdo cep, hapjes dhe zhvillimit të bizneseve të reja duke ushtruar veprimtari me tatime dhe taksa zero, duke nxitur zëvendësimin e importeve, hapjen e tregjeve të reja, zhvillimin rajonal duke përfituar nga mundësitë e reja në turizëm dhe tregti, si edhe sa i takon përmirësimit të cilësisë së jetesës dhe shërbimeve në të gjithë territorin e vendit në mënyre të njëjtë, të barabartë e të njëtrajtshme.

Pas dakordësisë së drejtorit të FShZh-së, z. Agolli dhe mbështetjes së znj. Mesi, si relatore e projektligjit, në përfundim të pyetjeve dhe diskutimeve komisioni e votoi miratimin e këtij projektligji në parim, nen për nen dhe në tërësi.

Për të parë seancen e plotë, klikoni ne videon me poshte