Valeria Valeri

Valeria Valeri

Valeria VALERI mban pozicionin e Menaxheres së Projekteve dhe Granteve të Zhvillimit Rajonal. Znj.Valeri është një ekonomiste rajonale me një përvojë mbi 25 vjeçare në shumë shtete për programimin dhe menaxhimin financiar të Programeve Operacionale, skemave dhe projekteve të investimeve të financuara nga buxheti i Shteti dhe nga fondet strukturore dhe të para-aderimit të BE-s. Një ish-nëpunëse e Finlombarda, Agjencia Financiare Publike e Qeverisë së Rajonit të Lombardisë në Itali, Valeri mban Diplomën Master në Ekonomi dhe Menaxhim Biznesi nga Universiteti Bocconi i Milanos. Përvoja e saj më e fundit përfshin  shërbimin që prej 2014 si një Menaxhere Afatgjatë Projektesh në Kuadrin e Investimeve për Ballkanin Perëndimor të BE-IPA me synimin për lidhjen e projekteve me financat përmes përgatitjes dhe /ose vlerësimit cilësor të studimeve të fizibilitetit. Nga 2010 deri në 2017 ajo gjithashtu ka ofruar asistencën ndaj Strukturave Operative Kroate, Autoriteteve Menaxhuese, Organeve Ndërmjetëse dhe Enteve të Deleguara për Instrumentet Financiare të BE-s, në hartimin dhe zbatimin e masave dhe projekteve sipas Programeve Operacionale për Konkurrueshmërinë dhe Kohezionin 2007-2013 dhe 2014-2020, me mbështetjen direkte për tranzicionin nga instrumentet e para-aderimit të BE-s tek Fondet Europiane Strukturore dhe të Investimeve. Më parë, për më tepër se 15 vjet, Valeri ka punuar në Rumani, ku ajo kontribuoi në ligjin e parë të zhvillimit rajonal dhe ngritjen dhe zhvillimin e tetë Agjencive të Zhvillimit Rajonal. Ajo ka shërbyer për dy mandate të njëpasnjëshme si Këshilltare Rezidente Binjakëzimi e BE-s për Politikën Rajonale dhe Koordinimin e Instrumenteve Strukturore të BE-s, si edhe si Menaxhere Fondi e një skeme granti prej 33 milionë eurosh për zhvillimin rajonal të financuar nga Bashkimi Europian. Valeri është e certifikuar si Menaxhere Projekti, Eksperte e Prokurimit Publik dhe Trajnuese.